Hetimet për vrasjen e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, dhe 58 anëtarëve të familjes së tij nga forcat serbe në vitin 1998 janë duke vazhduar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Deri me tani, Prokuroria Speciale ka intervistuar dëshmitar të shumtë dhe ka grumbulluar prova të rëndësishme që qojnë në zbardhjen e një nga krimet më të rënda gjatë luftës në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar për portalin arbresh.info prokurorja speciale Drita Hajdari e cila tha se janë në fazën e hetimeve dhe nuk mund të japin më shumë detaje lidhur me rastin.
“Deri tani janë intervistuar dëshmitarë të shumtë dhe janë siguruar provat të rëndësishme për zbardhjen e plotë të rastit. Për shkak të interesit të hetimit nuk mund t’ju japim më shumë detaje për rastin në fjalë”, tha prokurorja Hajdari për portalin arbresh.info.
Ndër të intervistuarit është edhe e mbijetuara e vetme e masakrës së Jasharëve, Besarta Jashari.
Në një përgjigje për portalin arbresh. Besarta Jashari ka konfirmuar se është intervistuar një herë nga dy policë.
“Jam intervistu nga dy policë, kanë ardhë tek puna dhe m’kanë intervistu. Nuk m’kanë pyet në detaje. Është dashtë më herët të merren institucionet me këtë rast, por prap më mirë është tani se kurrë”, tha Besarta Jashari.
Por e mbijetuara e këtij krimi nuk pret rezultate nga këto hetime.
“Por po pres që të dënohen kriminelët serbë që kryen krime. Nuk pres shumë nga këto hetime sepse që sa vite deri tash është dashtë dikush të dënohet”, u shpreh Jashari.
Gjatë betejës në Prekaz e cila zgjati tri ditë, u vranë 58 persona, prej të cilëve 22 ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. Në mesin e të vrarëve kishte edhe shumë fëmijë./arbresh.info/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë