Pacolli falënderon Stambollin që ndihmuan në vitin 2011 të kthehen 163 qytetarët të Kosovës në vendlindje

08:34 | 28 Maj 2020
A Z

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli ka kujtuar vitin 2011 ku trazirat në Egjipt rrezikonin jetën e njerëzve të pafajshëm, atje kishte edhe mbi 163 qytetarë të Kosovës.

Pacolli, falënderon miqtë e tij në Stamboll dhe Kajro, me 3 Shkurt 2011 arritëm të evakuojmë të gjithë 163 qytetarët tanë duke i sjellë ata në vendlindje./arbresh.info/

Ja postimi i plotë

Në vitin 2011, trazirat në Egjipt rrezikonin jetën e njerëzve të pafajshëm. Jeta ishte e pasigurt dhe numri i viktimave po shtohej çdo ditë. Atje kishte edhe mbi 163 qytetarë të Kosovës. Kërkesat për evakuimin e tyre ishin alarmante! Duke falënderuar miqtë e mi në Stamboll dhe Kajro, me 3 Shkurt 2011 arritëm të evakuojmë të gjithë 163 qytetarët tanë duke i sjellë ata në vendlindje.

Shpërndaje në rrjete sociale