Gjatë 24 orëve të kaluara, Meksika i ka regjistruar 501 të vdekur nga koronavirusi. Kjo ishte shifra më e lartë ditore e viktimave që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes.
Autoritetet shëndetësore njoftuan se numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 8,134, ndërsa shifra e të infektuarve në 74,560, shkruan “Reuters”.
Më parë është raportuar se pandemia mund ta shkaktojë humbjen e një milion vendeve të punës në shtetin e dytë me popullsinë më të madhe në Amerikën Veriore pas Shteteve të Bashkuara.
Pavarësisht rasteve të reja, ky shtet, që është në mesin e dhjetë vendeve më të vizituara nga turistët në botë, ka paralajmëruar se do t’i rihapë dyert për vizitorët e huaj nga qershori.
Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, disa ditë më parë bëri thirrje që të largohen masat kufizuese në komunat që nuk kanë shënuar asnjë rast të koronavirusit, por një kërkesë e tillë është kundërshtuar nga autoritetet lokale, duke paralajmëruar se pandemia është ende larg fundit.
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu
Bullgaria fiton Eurovision 2026