Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, pas takimit që ka pasur ky komision me Sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, ka thënë se Prokuroria duhet t’i fillojë hetimet në lidhje me dyshimet që kanë shfaqur deputetët për keqpërdorime në Ministri të Shëndetësisë.
“Në këtë komision çështje tjetër ishte keqpërdorimi i tenderëve në këtë kohë të pandemisë. Deputetët shfaqën dyshimet e tyre në lidhje me disa kontrata të paligjshme nga Ministria e Shëndetësisë, në kohë të pandemisë COVID-19”, tha ajo.
Reshitaj, tha se “deputetët e VV-së u larguan nga komisioni, dhe nuk deshën që të votojnë kërkesën për të ftuar prokurorinë të hetojë këtë rast, prandaj edhe dështoi në mungesë të kuorumit”.
“Nesër në ora 10, kur do të mbahet mbledhja e radhës, ku do të ftojmë që organet e drejtësisë të merren me këtë rast, pasi që ne i kemi kërkuar MSH-së dokumentet dhe kontratat por nuk kemi i marrë”, tha ajo.
Reduktime të rrymës sot dhe nesër, njoftim me rëndësi nga KO...
“Miri shkon te dyqani i Stelinës dhe iu blen lule dash...
Rinumërimi i votave mund të zgjasë deri në dy javë
Intervistohen tetë prokurorët që aplikuan për avancim në Pro...
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se ë...
Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të f...