Miniera më e thellë e arit në botë, Mponeng, në Afrikën e Jugut, ka ndërprerë punën, pasi 164 minatorë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Muajin e kaluar, minatorët u rikthyen në punë, pasi kishin ndaluar në muajin mars, pas rasteve të para me koronavirus. Miniera funksionoi me një kapacitet rreth 50%, por pas shfaqjes së rasteve shumë punonjës ngritën shqetësimin mbi sigurinë e tyre.
Shumica e atyre që rezultuan pozitivë ishin asimptomatikë. Sipas pronarëve të minierës, të gjithë personat që kanë rezultuar pozitivë janë futur në izolim, shkruan BBC.
Afrika e Jugut është shteti me shumicën e rasteve me koronavirus në Afrikë, me 21 mijë e 343 persona që kanë rezultuar pozitivë, nga të cilët 407 kanë ndërruar jetë.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...