Shtetet e Bashkuara shënojnë mbi 20,000 raste të reja të koronavirusit

10:02 | 25 Maj 2020
A Z

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, 20,634 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar gjatë 24 orëve të kaluara në Shtetet e Bashkuara.

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 633 viktima, transmeton Gazeta Express.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 1,643,246 persona, ndërsa shifra e të vdekurve shkoi në 97,720. Me këto të dhëna, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë bindshëm në vendin e parë në botë.

Pavarësisht gjendjes shqetësuese, presidenti Donald Trump disa herë ka bërë thirrje për largimin e masave kufizuese dhe riaktivizimin e ekonomisë, ndonëse ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar se një gjë e tillë do të ndikonte në shtimin e rasteve.

Kryeinfektologu amerikan, Anthony Fauci, disa herë është përplasur me shefin e Shtëpisë së Bardhë për shkak të qëndrimeve të ndryshme në lidhje me menaxhimin e pandemisë.

Shpërndaje në rrjete sociale