Nën ndikimin e alkoolit tenton të sulmojë policin në QKUK – arrestohet

09:38 | 25 Maj 2020
A Z

Një person është arrestuar pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka tentuar të sulmojë një polic në QKUK.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit i dyshuari është liruar.

“QKUK, Prishtinë 24.05.2020-14:25. I dyshuari mashkull kosovar brenda në emergjencën e QKUK-së kishte kanosë dhe tentuar ta sulmojë/godas zyrtarin policor i cili kishte qenë në punë sekondare. I dyshuari kishte qen nën ndikim të alkoolit të cilit ju ka bërë matja dhe ka rezultuar 0.76 promil. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale