Konsumuesja më e madhe e mishit të derrit në botë, Kina, e ka importuar një sasi rekorde të këtij produkti gjatë muajit prill – 400,000 tonë. Kjo ishte një rritje prej 170 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Rritja e shitjes së mishit të derrit erdhi pas uljes së çmimit shkaku i krizës, me ç’rast blerësit kanë importuar rezerva për një kohë më të gjatë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Vetëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti, Kina i ka importuar 1 milion e 350 mijë tonë mish derri, 170.4 për qind më shumë se gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar pasi rënia e prodhimit vendor kishte ndikuar që çmimi të mbetej shumë më i lartë se në vendet e tjera.
Gripi afrikan i derrave e ka zvogëluar numrin e këtyre kafshëve në Kinë për të paktën 40 për qind, duke ndikuar në rënien e sasisë së mishit dhe duke e çuar në nivel rekord çmimin e këtij produkti.
Kështu, Kina ka blerë mish derri nga vendet e huaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara, ku çmimi i këtij produkti është ndër më të ulëtit në botë dhe ra edhe për shkak të përhapjes së koronavirusit dhe uljes së kërkesës.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...