Asnjë rast i ri i infeksionit koronavirus nuk është konfirmuar në Slloveni në 24 orët e fundit.
Kjo është dita e katërt me radhë pa ndonjë rast infeksioni, njoftoi sot qeveria sllovene.
17 persona janë shtruar në spital, tre prej tyre në kujdes intensiv, mes tyre një person në respirator. Numri i pacientëve në spital për shkak të Covid-19 vazhdon të ulet.
Numri i vdekjeve u rrit në 24 orë për dy persona, kështu që ka gjithsej 107 vdekje që nga fillimi i epidemisë.
Si pjesë e masave të relaksimit, klasat përfundimtare të shkollave fillore do të fillojnë në Slloveni të hënën.
Qeveria do të diskutojë mundësinë e kthimit të të gjithë fëmijëve të tjerë të shkollave fillore në klasa gjatë javës tjetër, me të gjitha masat e planifikuara epidemiologjike dhe me grupe më të vogla në klasa, transmeton KosovaPress.
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania