Grenell e konfirmon se po largohet nga detyra e Ambasadorit në Gjermani

14:19 | 24 Maj 2020
A Z

Ambasadori amerikan në Berlin dhe Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka konfirmuar përmes llogarisë së tij në Twitter se po largohet nga pozita e ambasadorit në Gjermani.

Grenell ka postuar shkrimin e gazetës amerikane ‘Politico’ duke shkruar “E vërtetë” në llogarinë e tij në rrjetin social.

Grenell që mbante pozitën e drejtorit të përkohshëm të Inteligjencës amerikane kur u zëvendësua para tre ditëve nga John Ratcliffe në Senatin amerikan duke marrë 49 vota pro dhe 44 kundër.

Shpërndaje në rrjete sociale