Floreta Bytyqi, oficerja e Shërbimit Korrektues të Kosovës e cila shërbeu në Qendrën Korrektuese në Lipjan ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.
Siç njoftuan familjarët e saj, ajo ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtë.
Me këtë rast, Shërbimi Korrektues i Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes së saj, derisa vlerësoi se vdekja e Floretës është humbje madhe për këtë institucion, duke e marrë parasysh kontributin e saj.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurës tuaj, e bashkpuntores tonë, Floreta Bytyqi. Floreta dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e saj është humbje e madhe për SHKK-në”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit.
Varrimi i të ndjerës bëhet sot në orën 14:00 (pas Drekës) në varrezat e fshatit Qylagë të Lipjanit, vetëm nga rrethi i saj i ngushtë, për shkak të pandemisë.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...