Skuadra e Trepçës së 89 ka kaluar me sukses testimet për koronavirus.
Të gjitha skuadra e Superligës së Kosovës janë të obliguara të bëjnë testet për Covid-19, para se të rifillojë kampionati i futbollit.
Klubi mitrovicas ka njoftuar se të gjithë lojtarët kanë rezultuar negativ në testin për koronavirus.
“KF Trepça’89 kalon me sukses testet për virusin “Covid 19”
Klubi jonë sot mori lajmin e mirë sepse sot dolën testet për “Covid 19”, ku të gjithë lojtarët dhe stafi i klubit rezultuan negativ ndaj virusit.
Lojtarët dhe stafi i klubit u testuan dje në stadiumin “Riza Lushta”.
Ju urojmë të gjithë klubeve dhe sportistëve të kalojnë testet ndaj virusit “Covid 19”, shkruhet në njoftim.
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...
Qiproja nuk i lejoi të marrë pjesë me simbole shtetërore, ka...
Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin...
Valë ekstreme e të ftohtit në SHBA