Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, 1,086 persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara në Shtetet e Bashkuara.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave në shtetin më të fuqishëm në botë shkoi në 97,087 persona, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 21,361 raste të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 1,622,612.
Në këtë numër përfshihen rastet nga 50 shtetet e ShBA-së, Distrikti i Kolumbisë, territoret e tjera dhe rastet e personave të riatdhesuar.
Shtete e Bashkuara prijnë bindshëm në listën e vendeve me më së shumti të vdekur dhe të infektuar nga koronavirusi në botë.
Pavarësisht gjendjes së rëndë, qeveria amerikane ka filluar t’i largojë masat kufizuese me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike. Kjo politikë po përkrahet nga presidenti Donald Trump.
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...
Qiproja nuk i lejoi të marrë pjesë me simbole shtetërore, ka...
Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin...
Valë ekstreme e të ftohtit në SHBA