Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.
Limaj ka uruar që të gjithë ata që kanë agjëruar t’u jetë pranuar agjërimi.
Kreu i Nismës shkruan se sikurse Ramazani, edhe Bajrami po e gjen vendin duke u përballë me pandeminë COVID 19.
“Fatkeqësisht, nuk është fare e lehtë që, Bajramin këtë vit nuk mund ta festojmë siç e festonim rëndom në vizita tek të afërmit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në Facebook.
Postimi i plotë i Limajt:
Në vigjilie të Festës së Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Fitër Bajramit!
Sot ishte dita e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit. Gjithë atyre që kanë agjëruar i uroj t’u jetë pranuar agjërimi.
Sikurse Ramazani edhe Bajrami na gjeti duke u përballur me pandeminë COVID-19.
Fatkeqësisht, nuk është fare e lehtë që, Bajramin këtë vit nuk mund ta festojmë siç e festonim rëndom në vizita tek të afërmit.
Gjithsesi, uroj që në këtë ditë feste, në familjet tuaja të mbretërojë paqja, mirëqenia e harmonia!
Urime festën e Fitër Bajramit, gjithë besimtarëve myslimanë!
Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të...
Tentoi dy herë, por Elijona refuzoi ta puthte Klodin në buzë
Fituesja e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi, dënohet me 6 ...
Pacolli ndan pamje nga avioni të Swissdiamond Boutique Hotel...
Dasmë në Big Brother VIP Kosova 4 – martohen Klodi dhe...
Orban e quan Ukrainën “armik” të Hungarisë