Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, pas deklaratës së përbashkët të Gjermanisë dhe Francës për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se këto dy shtete ishte dashur si fillim ta marrin me shqetësim izolimin e kosovarëve.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Franca dhe Gjermania është dashur ta marrin me shqetësim faktin se si kosovarët ende nuk kanë marrë liberalizimin e vizave, edhe pse Kosova ka kohë që ka plotësuar të gjitha kushtet e dhëna nga BE-ja.
“Do të doja që ministrat e jashtëm të këtyre dy vendeve të kërkonin të liberalizohet lëvizja e qytetarëve të Kosovës, e drejtë kjo që normalisht do të duhej t’i takonte të gjithë qytetarëve evropianë, pa i selektuar.”, ka përfunduar shkrimin e tij, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.
Shkrimi i plotë:
Franca dhe Gjermania është dashur ta marrin me shqetësim faktin se si kosovarët ende nuk kanë marrë liberalizimin e vizave, edhe pse Kosova ka kohë që ka plotësuar të gjitha kushtet e dhëna nga Bashkim Evropian.
Porosia e tyre që të nisë menjëherë dialogu Kosovë -Serbi dhe njohja e ndërsjellë e dy shteteve është çështje vërtetë aktuale dhe e rëndësishme. Por, po aq aktuale dhe e rëndësishme është pritja shumëvjeçare dhe angazhimi i Kosovës që të përmbushë të gjitha kriteret për t’u bërë pjesë e bashkësisë së shteteve, në të cilën përket edhe ashtu gjeografikisht, si orientim politik por edhe si trashëgimi e afërsi shpirtërore e kulturore. Do të doja që ministrat e jashtëm të këtyre dy vendeve të kërkonin të liberalizohet lëvizja e qytetarëve të Kosovës, e drejtë kjo që normalisht do të duhej t’i takonte të gjithë qytetarëve evropianë, pa i selektuar.
Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të...
Tentoi dy herë, por Elijona refuzoi ta puthte Klodin në buzë
Fituesja e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi, dënohet me 6 ...
Pacolli ndan pamje nga avioni të Swissdiamond Boutique Hotel...
Dasmë në Big Brother VIP Kosova 4 – martohen Klodi dhe...
Orban e quan Ukrainën “armik” të Hungarisë