Real Madrid dhe Barcelona pritet të kenë punë mjaftë të madhe gjatë merkatos verore.
Sipas Marca, 30 lojtarë nga dy skuadrat mund të shiten në verë dhe disa nga ta janë në formacionin e parë, transmeton portali arbresh.info.
Nga skuadra e “Los Blancos”, ka pyetje të mëdha për të ardhmen e Achraf Hakimi-t, pasi klubi e do mirëpo ndoshta nuk ka vend për të.
Pas tij, Dani Ceballos nuk duket të jetë në formën e duhur, Sergio Reguilon dëshiron të mbetet te Sevilla. Jesus Vallejo, Kubo dhe Borja Mayoral mund të vazhdojë huazimin.

Oscar Rodriguez dhe Alvaro Odriozola mund të largohen nëse ka ofertat e duhur, ndërsa Reiner Jesus, është ende i ri, andaj do huazohet.
Gareth Bale dhe James Rodriguez janë në ekipin e parë, por të lirë për transferime, njësoi si Mariano Diaz dhe Brahim Diaz, që kanë dështuar të impresionojnë në “Santaigo Bernabeu”, por thuhet se e njëjta gjë mund të ndodh për Luka Jovic.
Në fund të listës janë edhe Marcelo dhe Lucas Vazquez të cilët ndoshta largohen.
Nga ana e “Galaktikëve”, mund të largohen 16 lojtarë, ndërsa Barcelona mund të humbë gjithashtu.

Ivan Rakitic dhe Samuel Umtiti kërkohen nga shumë skuadra, e njëjta edhe për Neto, Junior Firpo, Arturo Cidal dhe Martin Braithwaite.
Arthur Melo është i lidhur me disa shkëmbime, ndërsa Nelson Semedo kërkohet nga shumica e skuadrave të Evropës.
Pas tyre janë Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho, dy yjet të cilët Barcelona nuk i do se bashku me Jean-Clair Todibo, Moussa Wague dhe Orol Busquets./arbresh.info.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...