Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami do të paraqiten nesër në një aktivitet së bashku, raporton arbresh.info.
Përmes një komunikate për media, nga Qeveria kënë njoftuar se kryeministri në detyrë, i shoqëruar nga ministrja Bajrami, Ministrja në Detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari si dhe zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu do të marrin pjesë në inaugurimin e Parkut për Inovacion dhe Trajtim në Prizren.
“Të martën, më 19.05.2020, duke filluar nga ora 09:00, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari si dhe zv.ministri i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu do të marrin pjesë në inaugurimin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren”, thuhet në njoftim.
Bashkimi Evropian dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për...
27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron
27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rama: Moment kyç për lirinë ...
Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës, m...
Begaj kujton ndërhyrjen e NATO-s kundër Millosheviçit: Shqip...
Panenka paralajmëron sllovakët për Kosovën: Janë shumë lufta...