Thaçi: Sa pikëlluese vdekja e papritur e mikut tim Sylë Zhitia

11:48 | 17 Maj 2020
A Z

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i shpreh ngushëllime familjes Zhitia për vdekjen e Sylë Zhitisë, vëllait të heroit, Afrim Zhitia.

“Sa pikëlluese vdekja e papritur e mikut tim Sylë Zhitia”.

“Syla, si gjithë familja e tij, ishte i përkushtuar në të gjitha periudhat historike me çështjen e Kosovës”.

“Familja Zhitia dha shumë për Kosovën. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së heroit Afrim Zhitia”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale