E përditshmja spanjolle Marca shkruan se ekipi i parë i Barcelonës nuk është bindur ende nga planet dhe metodat e trajnerit Quique Setien, i cili u emërua në këtë post në fillim të vitit 2020.
Ish-trajneri i Las Palmas dhe Real Betisit e zëvendësoi Ernesto Valverden në postin e trajnerit, pasi ky i fundit u shkarkua nga Barcelona në janar, transmeton Gazeta Express.
“Unë kurrë s’kam vënë dyshim mbi skuadrën që e kemi dhe nuk kam dyshim se ende mund të fitojmë gjithçka këtë sezon, por jo duke luajtur ashtu siç po luanim”, tha Lionel Messi në një intervistë për Sport këtë javë.
“Unë kam qenë me fat të luajë në Ligën e Kampionëve çdo sezon dhe e di se nuk mund ta fitosh titullin duke luajtur ashtu siç po luanim ne”.
Sapo erdhi në Camp Nou, Setien u premtoi tifozëve dhe lojtarëve futbollt të bukur, pasi që shumë tifozë të klubit katalonas e kishin humbur durimin me stilin e lojës të Valverdes.
Megjithatë, tani me komentet e Messit, duket se skuadra nuk është bindur ende nga mënyra se si Setien dëshiron që Barcelona të luajë.
Setien, i cili e ka pranuar se frymëzohet nga stili i lojës së Johan Cruyffit, e ka ndryshuar formacionin që nga ardhja e tij në postin e trajnerit në Camp Nou.
Sistemet më të përdorua kanë qenë 4-3-3 dhe 4-4-2, mirëpo ndryshimet në taktika nuk kanë sjellë ndryshime të mëdha në rezultate.
Nga 12 ndeshjet që nga ardhja e Setien, ai i ka fituar tetë, i ka barazuar tri dhe e ka humbur një. Nga ato fitore, gjashtë kanë qenë me epërsi minimale prej një goli.
Njëri barazim ishte në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Napolit dhe pikërisht në këtë garë prestigjioze evropiane Setien do të duhet ta dëshmojë veten, edhe para kapitenëve të skuadrës së tij.
Falsifikim parash dhe narkotikë, disa të ndaluar në Ferizaj ...
Arrestohen dy të mitur për kanosje, iu gjetën katër thika dh...
Takimi me Papa Leonin në Vatikan, Rama: E ftova në Shqipëri,...
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...
Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Up...
Rama takon nesër në Bruksel presidentin Costa, në fokus nego...