Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se deri tani në këtë qytet janë shëruar 49 persona që ishin të prekur me Covid-19.
Ai shpreson që nga mbrëmë është mbyllur cikli i burimit të katërt të infeksionit, i cili ka rezultuar në total me 24 të infektuar dhe që si burim ishte klinika private në Prishtinë me të cilën dy qytetare të Gjilanit janë infektuar që në ditën e parë, një lehonë e cila lindi një djalë të shëndoshë dhe një infermiere e cila punon në atë klinikë.
“Lajm i mirë për Gjilanin është se në dy ditët e fundit kemi shkuar në mbylljen e kontakteve dhe sot do të vazhdohet me 15 teste të reja të kontakteve dhe presim kontaktet e institutit për të parë numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga 67 sa janë në komunën e Gjilanit”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit.
Ai theksoi se 49 të infektuarit janë shëruar tërësisht, janë integruar në jetën e përditshme dhe nuk kanë asnjë lloj problemi dhe ata llogariten si të imunizuar e të shëruar plotësisht dhe dy raste të tjera për pasojë edhe të sëmundjeve të tjera fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.
Në njoftimin e Komunës thuhet se Haziri ka deklaruar se kanë ndërmarrë edhe veprimet për hapin e pakos së dytë të hapjes së masave ekonomike në komunën e Gjilanit sipas vendimit të qeverisë së Republikës, duke shtuar se Komuna e Gjilanit është përgatitur dhe përmes sektorëve të saj të ekonomisë dhe të inspeksionit të shërbimeve publike e të shërbimeve të tjera siç janë Stacioni i Autobusëve dhe Tregu i Gjelbër do të marr veprime konkrete që nga e hëna ta normalizojë aktivitetin e këtyre shërbimeve.
“Tregu i Gjelbër në Gjilan është në punim e sipër dhe nuk hapet, por tregjet mobile sipas planeve do të trajtohen dhe do të kërkohet leje nga organet qendrore për organizimin e këtyre shërbimeve. Qytetarëve u është rritur e drejta e daljes dy herë në ditën nga 120 minuta dhe kjo duhet të shfrytëzohet sipas numrit të parafundit të letërnjoftimit për aktivitete të domosdoshme e jo për aktivitete të tjera, takime sociale, rekreacion në mënyrë që të mos lejojmë që të bartet virusi i mundshëm, ngase ai edhe më tej po sjell problem”.
Shtatë lojtarët e Gjilanit që janë vendosur në masa karantinimi, po kërkohet që të kthehen në Gjilan dhe një gjë të tillë e ka kërkuar kreu i komunës, Lutfi Haziri, që ka thënë se ata do të vendosen në karantinën e klubit. Haziri beson se gjatë ditës së sotme do të gjendet zgjidhja.
“Nuk ka logjikë që lojtarët do të vendosen në karantinë sportive sipas rregullave të UEFA-s për fillimin e kampionatit, që janë të ashpra të mbahen në qendra kolektive të karantinimit dhe t’i krijojnë probleme sektorit të madh të sportit, i cili po pritet të normalizohet gjatë kësaj faze menaxhimit të pandemisë”, ka thënë Haziri.
Falsifikim parash dhe narkotikë, disa të ndaluar në Ferizaj ...
Arrestohen dy të mitur për kanosje, iu gjetën katër thika dh...
Takimi me Papa Leonin në Vatikan, Rama: E ftova në Shqipëri,...
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...
Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Up...
Rama takon nesër në Bruksel presidentin Costa, në fokus nego...