Shefi i Misionit të Eulex-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka bërë të ditur se kanë dhuruar 30 kompjuter personal për Komunën e Prishtinës.
Këto pajisje teknologjike u pranuan sot nga kryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti.
Wigermark bëri të ditur se këta kompjuterë do të dhurohet për nxënësit e komunës për të realizuar mësimet online, transmeton klan kosova.
“Të kënaqur për të prezantuar 30 kompjuterë personal dhe monitor nga EULEX-i që iu dhuruan kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit. Këta kompjuterë do të përdoren nga nxënësit të cilët u mungojnë pajisjet për të zhvilluar mësimin online”, ka shkruar Wigermark në Facebook.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...