Sektori i paluajtshmërive dhe industria ndërtimore kontribuojnë afro 20 për qind në Bruto Produktin Vendor të Kosovës.
Situata e krijuar nga pandemia ka ndikuar që 75 për qind e kompanive ndërtimore të ndërpresin ose reduktojnë punën e tyre dhe 80 për qind e agjensioneve të patundshmërisë dhe pronarët privat, kanë deklaruar se çmimet e shitjes dhe çmimet e qirasë kanë filluar të kenë rënie.
Gent Sejdiu, Kryetar i Bordit të Drejtorëve në Institutin për Ekonomi të Tregut të Lirë (IETL), ka thënë se dëmet e shkaktuara nga pandemia në sektorin e palujtshmërisë janë të mëdha.
“Sektori i patundshmërisë është një prej kontribuuesve më të mëdhenj të Bruto Produktit Vendor (BPB), po ashtu kur e shohim prej numrin të punëtorëve është 0.7 për qind, që marrin pjesë në punësimin e punëtorëve në sektorin privat”.
“Kështu që si sektor është mjaftë i ndjeshëm dhe i rëndësishëm. Në bazë të hulumtimeve afro 75 për qind të segmentit të investitorëve e kanë ndërprerë investimin e planifikuar për vitin 2020, pra është një rënie drastike”.
“Po ashtu tek pjesa e perceptimi i ndikimit të shitjes në prona. Prej të anketuarave, 83.3 për qind gjatë vitit 2019, kanë pasur një pronë 1 deri në 10 prona që i kanë shitur në baza mujore, por që nga momenti i ndikimit të masave, është 83.3 për qind e tyre nuk kanë shitur asnjë pronë”, ka thënë ai.
Teksa ka folur për këtë, Sejdiu ka thënë se planet për blerje të patundshmërisë kanë rënë, si shkak i pandemisë.
“Nga kërkesa e pjesës së blerjes, shumica e personave individ dhe juridik, kanë thënë se edhe pse kanë pasur plane të blejnë, shumica e tyre kanë thënë se për momentin nuk duam të bëjmë, sepse e kanë të pasigurt se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me pandeminë. Arsye tjetër ka qenë rreziku i humbjes së punës. Sepse shumica e të anketuarve kanë qenë nga sektori privat”, tha ai.
“Që nga fillimi i pandemisë, jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet tjera, sektori privat ka qenë më i ndikuar. Nga sektori publik, kanë qenë 18.5 për qind. 18.5 për qind po ashtu kanë qenë nga organizatat joqeveritare, kurse 7 për qind vetëpunësim. Shumica totale e kësaj shifre janë nga bizneset që varen nga veprimtaritë e tyre”, ka thënë ai.
Sipas Sejdiut, sektori i paluajtshmërisë ka qenë 15 për qind i përfshirë në Bruto Produktin Vendor. Kontribut tjetër sipas tij, ka qenë edhe tërheqja e remitencave.
“Sektori i patundshmërisë ka marrë pjesë në Bruto Produktin Vendor (BPB) afër 15 për qind, që ka qenë në rritje por ka pasur impakt edhe në tërheqjen e remitencave. Pra shumë bashkatdhetarë kanë blerë dhe kanë investuar”.
“Tani pas pandemisë, edhe bashkatdhetarët janë të pasigurt nëse do të munden të investojnë sërish në Kosovës, pra është një zinxhir total i kolapsit”, ka thënë ai.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore dhe të dhënave tjera zyrtare një pjesë të madhe të fuqisë punëtore e bartë sektori i ndërtimit, i cili llogaritet të jetë punëdhënësi i katërti apo i pesti më i madh në Kosovë./EO
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...