Kreu i partisë maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, ju bëri thirrje qytetarëve të bëjnë pushim në vendin e tyre, për shkak se në këtë mënyrë ndihmohet ekonomia.
“Vjen vera dhe shumë familje me të drejtë vendosin dilemat se ku do ta kalonin pushimin vjetor ose fundjavën e vazhduar me më të afërmit. Secili ka të drejtë për pushim. Është diçka që secila familje e meriton”, thotë Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, çdo qytetar mund të ndihmojë në tejkalimin e krizës duke shkuar për pushime verore në Maqedoni, nëpër male apo liqene.
“Maqedonia në natyrën e saj dhe pasurinë e saj natyrore dhe kulturore ka çfarë të ofrojë. Jam i bindur se krahas kënaqësisë që do përjetoni në Maqedoni, do të ndihmoni edhe ekonominë, do të kontribuoni që njerëzit të ruajnë vendet e punës, ndërsa një vend pune i ruajtur është fitore e përbashkët, ndërsa fitore janë më shumë fat, për një të ardhme më të mirë”, tha Mickoski.
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...
Australia emëron për herë të parë një grua në krye të ushtri...
Haradinaj: Gjatë përpjekjeve shekullore të shqiptarëve, rajo...
Përfundon armëpushimi për Pashkët/ Rusia dhe Ukraina rinisin...
Real Madridi merr lajmin e madh, Kylian Mbappe rikthehet në ...