Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.I., A.A., S.L. dhe A.S, pasi që në bashkëkryerje dyshohet se kanë dhunuar të miturën, të moshës 17 vjeçare.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë thuhet se “të pandehurit S.I., A.A., S.L. dhe A.S., më 23 shkurt 2020, në fshatin Selishtë, komuna e Gjilanit, kanë dhunuar të dëmtuarën e mitur, të moshës 17 vjeçare, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri A.S., duke shfrytëzuar gjendjen e saj, me premtimin se do t’a martojë, kryen marrëdhënie seksuale me të, në shtëpinë e pa banuar të të pandehurit S.L., ku pas kësaj i njëjti iu ka thënë edhe të dëmtuarve A.A. dhe S.L., që të kryejnë marrëdhënie seksuale me të miturën”.
“Pas kësaj, të njëjtit e marrin të dëmtuarën për t’a dërguar në shtëpi, ku pasi afrohen afër shtëpisë së saj, zbresin nga vetura të pandehurit A.S., S.I., S.L. dhe e mitura, me ç’rast përsëri duke shfrytëzuar pozitën e saj kryejnë marrëdhënie seksuale me të, të cilët më pas identifikohen dhe arrestohen”.
Me këto veprime, të pandehurit e sipërshënuar, në bashkëveprim dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.
Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...