Legjenda gjermane, Lothar Matthaus, e ka këshilluar Erling Haalandin të qëndrojë në Borussia Dortmund dhe ta refuzojë Real Madridin, pasi që beson se te madrilenët s’do të kishte mjaftueshëm minuta lojë.
Sulmuesi norvegjez iu bashkua klubit të Bundesligës muajin e kaluar dhe e ka dëshmuar veten menjëherë, me 12 gola të shënuara në 11 ndeshjet e zhvilluara deri më tani , transmeton Gazeta Express.
Kjo formë e mirë e Haalandit vetëm sa e ka theksuar dështimin e klubeve të tjera evropiane, si Manchester Unitedi dhe Real Madridi, për ta transferuar adoleshentin.
Përkundër që sapo është transferuar në Dortmund, spekulimet për transferimin e tij në Manchester United apo Real Madrid nuk janë ndalur. Por, Haaland është këshilluar të qëndrojë në Dortmund në mënyrë që të fitojë më shumë përvojë.“Ai është një lojtar që do të përshtatej mirë në Madrid, por tani ai duhet të luajë sepse është një djalosh i ri dhe ndoshta në Real Madrid s’do të luante në ndeshjet e rëndësishme sepse ai do ta kishte konkurrencë Benzeman”, ka thënë Matthaus.
“Do të ishte më mirë për të të qëndronte edhe dy vjet në Dortmund dhe pastaj të shkojë në Real Madrid”.
Falsifikim parash dhe narkotikë, disa të ndaluar në Ferizaj ...
Arrestohen dy të mitur për kanosje, iu gjetën katër thika dh...
Takimi me Papa Leonin në Vatikan, Rama: E ftova në Shqipëri,...
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...
Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Up...
Rama takon nesër në Bruksel presidentin Costa, në fokus nego...