Ylli kosovar mund ta vazhdojë karrierën në Premierligë, ku e duan Liverpooli, Aston Villa, Wolverhamptoni, West Hami e Brightoni
Milot Rashica mund ta vazhdojë karrierën në futbollin anglez.
Ylli kosovar po pëlqehet me të madhe nga klubet e Premierligës.
Mediumi britanik “Sky Sports” raporton se interesim për futbollistin e Borussia Dortmundit kanë shfaqur pesë klube angleze, përcjell “Gazeta Express”.
Bëhet fjalë për Liverpoolin, Aston Villën, West Ham Unitedin, Wolverhamptonin dhe Brightonin.
23 vjeçari i kaloi dy sezone fantastike me Werder Bremenin, ku ishte transferuar nga Vitesse.
Krahas klubeve angleze, përfaqësuesin kosovar e duan edhe Leipzigu e Borussia Dortmundi në Gjermani dhe Lazio e Napoli në Itali.
Rashica i ka realizuar 10 gola këtë sezon me Werderin deri tash.
Vlera e tij është 38 milionë euro, por nëse Bremeni bie nga Bundesliga, kjo shumë mund të përgjysmohet.
Rashica ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022.
Drejtuesit e klubit gjerman e kanë konfirmuar interesimin e klubeve të mëdha evropiane për lojtarin, por shpresojnë që Rashica të qëndrojë edhe një vit në këtë klub.
Falsifikim parash dhe narkotikë, disa të ndaluar në Ferizaj ...
Arrestohen dy të mitur për kanosje, iu gjetën katër thika dh...
Takimi me Papa Leonin në Vatikan, Rama: E ftova në Shqipëri,...
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...
Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Up...
Rama takon nesër në Bruksel presidentin Costa, në fokus nego...