Përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve janë pritur sot nga përfaqësues të Ministrisëë së Infrastrukturës dhe Ambientit dhe përfaqësues të tjerë nga Ministria e Shëndetësisë.
Të parët kanë kërkuar për subvencionim për kohën në të cilën u është ndërprerë puna si pasojë e masave të marra për parandalimin e përhapjes së Covid 19, shkruan arbresh.info.
Përfaqësuesi i Ferizajt ka kërkuar që kompensimi të bëhet për ulëse ose kilometër për të filluar punën.
Me këtë kërkesë janë pajtuar edhe përfaqësuesit e tjerë të komunave.

Ndërsa Jakup Berisha përfaqësues nga Gjilani e ka quajtur ndihmë sociale, shumën prej 170 euro sa Qeveria u ka ndarë punëtorëve që nuk kanë punuar gjatë kësaj kohe.
“Qeveria ka ndarë një ndihmë sociale më shumë sesa ndihmë që i është bërë punëtorëve tonë nga 170 euro. OEK e ka luajtur rolin e vet dhe përfaqësojnë interesat e bizneseve të Kosovës. Këtu ka vend shumë për tu përmirësuar sepse është dashtë eksperienca e dikujt të merret për bazë”, tha ai.
Kujtojmë që ka disa javë që në Kosovë është ndërprerë trafiku urban dhe ndërurban si masë për parandalimin e përhapjes së Covid 19./arbresh.info/

Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit, Shqipëris...
Mitrovica ndan 50 euro për fëmijët me autizëm në Ditën Ndërk...
Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu ...
“Iu bëftë mirë”, Kryetari i New Yorkut, Zohran M...
Përveç vetës, kë e çoi Brikena në nominim për finalistin e p...
Kapet me shtatë emigrantë në kamion, shoqërohet në polici nj...