Faza e dytë e lehtësimit të masave planifikohet nga 18 maji deri më 1 qershor, ku planifikohen të lirohen masat varësisht nga situata epidemiologjike.
E, në këtë fazë të dytë është e paraparë që të lirohet edhe transporti urban dhe ndërurban. Në Transportin Urban në Prishtinë nuk janë deklaruar, derisa përfaqësues të atyre ndërurban ende nuk e kanë të qartë se si duhet të funksionojnë.
Por, Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti për arbresh.info thotë se, për këtë do të vendos Komiteti për menaxhimin e pandemisë Covid-19 gjatë javës nëse do të vijojë faza e II e hapjes graduale, apo do të ketë shtyrje te saj.
Sipas tij, një gjë e tillë mund të ndodh, për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe masave të marra nga Qeveria, nga qytetarët dhe bizneset.
“Komiteti për menaxhimin e pandemisë Covid-19 do të vendos gjatë javës nëse do të vijojë faza e II e hapjes graduale apo do të ketë shtyrje te saj për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe msava të marra nga Qeveria nga qytetarët dhe bizneset”, tha ai.
Hoti thotë se, me 18 maj është i lejuar transporti urban dhe nderurban (me leje te veçanta), i cili pritet tu vihet në dispozicion bizneseve dhe publikut para datës 18.
“Ne fazën e dytë që ishte paraparë të nis me 18 maj është lejuar transporti urban dhe nderurban (me leje te veçanta) sipas udhëzuesit të përkohshëm për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e Covid-19 i cili pritet tu vihet në dispozicion bizneseve dhe publikut para datës 18”, thotë ai.
Ai tregon edhe masat mbrojtëse për individë, siç janë mbajtja e distancës fizike dhe aspekte të tjera që lidhen me higjienën dhe operimin e sigurt.
“Udhëzuesi orienton bizneset për masat mbrojtëse që duhet ndërmarrë gjatë ushtrimit të veprimtarive të tyre që nënkuptojnë masat mbrojtëse për individë, mbajtja e distancës fizike dhe aspekte të tjera që lidhen me higjienën dhe operimin e sigurt”, ka thënë Hoti.
Ndërsa, arbresh.info ka kontaktuar edhe me disa nga agjencitë e autobusëve për t’i pyetur nëse do t’i fillojnë linjat nga 18 maji.
Bashkim Latifi nga agjencioni ‘Egnatia Tours’, thotë se deri më tani nuk kanë marr asnjë leje për qarkullim, pasi që nuk kanë as informata se çfarë leje duhet të marrin.
“Deri më tani nuk kemi marr asnjë leje për qarkullim, por ne po dyshojmë se ata kanë gabuar se ne vend se ta shkruajnë transporti urban e kanë shkru edhe transporti nderurban, edhe pse kanë thanë për do leje te veçanta, ne nuk po e dina se çfarë leje te veçanta janë ato se nuk na kanë njoftu asgjë, e aq sa kemi njohuri ndoshta në fazën e tret jemi ne”, ka thënë Latifi.
Edhe në një agjencion tjetër të kontaktuar nga arbresh.info thonë se nuk kanë marrë asnjë leje deri me tani që të fillojnë qarkullimin me 18 maj.
Ndryshe, faza e tretë nis nga 2 qershori deri në vendimin e radhës./arbresh.info/
Falsifikim parash dhe narkotikë, disa të ndaluar në Ferizaj ...
Arrestohen dy të mitur për kanosje, iu gjetën katër thika dh...
Takimi me Papa Leonin në Vatikan, Rama: E ftova në Shqipëri,...
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...
Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Up...
Rama takon nesër në Bruksel presidentin Costa, në fokus nego...