“Sot, do të ndaj me ju një nga recetat e mia të preferuara për kujdesin e lëkurës në shtëpi, duke përdoru vetëm përbërës që keni në kuzhinë. Kjo maskë i jep shkëlqim, redukton shenjat dhe i jep lëkurës atë shkëlqimin natyral. Është super e lehtë,” shkroi Halle Berry në Instagram.
Vetëm 4 përbërës: Aktorja tregon maskën e preferuar
Në r•spin, blog mbi kujdesin e lëkurës të krijuar nga 53-vjeçarja, Berry shpjegoi hap pas hapi:
Përbërësit:
– 2 lugë çaji me çaj jeshil
– 1 majë luge shafran
– ½ lugë çaji me lëng limoni
– ¼ filxhan kos
Përgatitja:
Përzieni bashkë të katër përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene. Aplikojeni në lëkurë dhe qafë dhe lëreni për afërsisht 3 minuta. Vendosni më pas një shtresë të dytë dhe lëreni edhe 10 minuta. Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe aplikoni hidratuesin si zakonisht.
Përfitimet:
Sipas r•spin, limoni pastron, ndriçon dhe rigjeneron lëkurën, ndërsa shafrani redukton inflamacionin. Vitaminat dhe mineralet e çajit jeshil parandalojnë rrudhat, ndërsa kosi ka acid laktik që largon qelizat e vdekura.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...