Arabia Saudite njoftoi se do të izolohet plotësisht gjatë festës së Bajramit, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Ministria e Brendshme tha se izolimi do të jetë në fuqi nga data 23 maj, kur nis Fitër-Bajrami, deri në 27 maj, kur edhe përfundon.
Bajrami shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe zakonisht festohet me vizita të familjarëve te njëri-tjetri.“Deri në 23 maj, aktivitetet ekonomike do të qëndrojnë të hapura dhe njerëzit do të mund të lëvizin lirshëm ndërmjet orës 9 të mëngjesit dhe 5 të pasdites”, sqarohet në njoftim.
Arabia Saudite ka raportuar për afro 43,000 persona të infektuar me koronavirus dhe 264 viktima.Në muajin mars, autoritetet atje anulluan pelegrinazhin Umrah, nga frika e përhapjes së koronavirusit në vendet e shenjta islame.
Ato nuk kanë marrë ende vendim për pelegrinazhin e Haxhit, i cili këtë vit i bie në fund të korrikut.Vitin e kaluar, rreth 2.5 milionë myslimanë nga e gjithë bota udhëtuaan drejt Arabisë Saudite për të marrë pjesë në Haxh./ilirianews/
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...