Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan herë pas here me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, shkruan portali arbresh.info
Periudhën e pandemisë po e kalon në fshatin e saj të lindjes, Mushtisht.
Në një intervistë në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini thotë se fshati ia ka lehtësuar këtë periudhë të vështirë për të gjithë.
“Nga fillimi i marsit jam izoluar edhe unë duke anuluar shumë mbrëmje e ahengje të tjera që i kam pasur të planifikuara”, tha ajo.
Fejza thotë se në Mushtisht është duke qëndruar me bashkëshortin ndërsa fëmijët janë në Prishtinë.
“Pandemia na ka prekur të gjithëve nga ana ekonomike. Secilin në mënyrën e vet. Kosova edhe ashtu ka ekonomi të dobët dhe qytetarët po e vuajnë këtë situatë”.
Megjithatë këngëtarja thotë se do të jetë e përpiktë në respektimin e vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.
“Para se gjithash është shëndeti”, tha ndër të tjera Sjkurte Fejza.
Ndërkohë, me kalimin e viteve ajo ka ndryshuar shumë si në stil ashtu edhe pamje. / arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...