Ministrja e Arsimit shkarkon tre anëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së

18:38 | 13 Maj 2020
Arbresh.info

Ujkan Bajra, Drita Shoshi dhe Fadil Osmani,janë tre anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës ” Hasan Prishtina”, që u shkarkuan të mërkurën nga ministrja e arsimit Hykmete Bajrami, me arsyetimin se ata nuk i përmushën detyrat e funskionit që ushtrojnë.

Sipas vendimit në vend të tre anëtarëve të shkarkuar janë emëruar:, Muharrem Bajrami, Fisnik Reqica dhe Mentor Geci.

E Ujkan Bajri që njëherit ka qenë edhe kryesues i KD-së tha se ministrja Bajrami nuk i ka njoftuar paraprakisht për këtë vendim, derisa tha që ajo nuk i ka ftuar asnjëherë në takim që kur u emërua në këtë post.

Lajmin e ka konfirmuar edhe ministrja e Arsimit, Shkences, Teknologjisë dhe Inovacionit Hykmete Bajrami./klankosova/

Shpërndaje në rrjete sociale