Autoritetet ruse njoftuan për numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus për periudhën njëditore që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes në shtetin më të madh në botë.
Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi u shënuan hiç më pak se 11,656 raste të reja të infektimeve, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Autoritetet thanë se rritja e numrit të rasteve ka ardhur si pasojë e zbatimit të programit për testim masiv të popullsisë.
Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 94 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 2,009.
Pavarësisht shifrave të reja, Rusia ende bën pjesë në grupin e vendeve me shkallë të ulët vdekshmërisë.
Shumica e rasteve të infektimeve dhe vdekjeve janë shënuar në kryeqytetin rus, Moskë, ku spitalet po përballen me numër të madh të pacientëve dhe mungesë të shtretërve.
Falsifikim parash dhe narkotikë, disa të ndaluar në Ferizaj ...
Arrestohen dy të mitur për kanosje, iu gjetën katër thika dh...
Takimi me Papa Leonin në Vatikan, Rama: E ftova në Shqipëri,...
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...
Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Up...
Rama takon nesër në Bruksel presidentin Costa, në fokus nego...