Autoritetet zvicerane i kanë ndërmarrë një varg masash për t’iu kthyer zhvillimit normal të jetës pas pandemisë, përfshirë rihapjen e shkollave dhe restoranteve.
Nga e hëna, në Zvicër do të rihapen shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, që do të thotë se mësimi do të vazhdojë për fëmijët deri në moshën 15-vjeçare, shkruan “The Guardian”.
Përpos shkollave, do të rihapen edhe dyqanet, muzetë, bibliotekat dhe restorantetet, me kusht që ato t’i respektojnë disa masa parandaluese, siç është distanca sociale.
Megjithatë, sipas vlerësimit zyrtar të qeverisë, niveli i rrezikut nga koronavirusi në Zvicër mbetet në shkallën e jashtëzakonshme, që nënkupton se situata ende nuk i është kthyer normales.
Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Zvicra deri më tani i ka regjistruar 30,305 raste të infektimeve me Covid-19 dhe 1,833 viktima.
Falsifikim parash dhe narkotikë, disa të ndaluar në Ferizaj ...
Arrestohen dy të mitur për kanosje, iu gjetën katër thika dh...
Takimi me Papa Leonin në Vatikan, Rama: E ftova në Shqipëri,...
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...
Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Up...
Rama takon nesër në Bruksel presidentin Costa, në fokus nego...