Protestat anti-qeveritare në Hong Kong kanë rifilluar në kohën kur filluan të lehtësohen masat kufizuese.
Policia i ndjeku protestuesit e grumbulluar brenda qendrave tregtare dhe rrugëve të dielën përderisa ata po e kërkonin dorëheqjen e kryetares dhe pavarësinë nga Kina.
Qyteti me autonomi të pjesshme ishte përfshirë nga protestat e vazhdueshme që kishin zgjatur shtatë muaj vitin e kaluar, kur miliona njerëz kishin dalë në rrugë. Sidoqoftë, arrestimet masive dhe pandemia ndikuan që për një periudhe gjendja të qetësohej.
Pavarësisht kësaj, pas luftës së suksesshme ndaj koronavirusit, grupe të vogla të protestuesve u panë përsëri të dielën në disa qendra tregtare. Policia ndërhyri dhe i shpërndau turmat, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
Policia i ndaloi dhe i kontrolloi shumë persona, ndërsa raportohet se së paku tre prej tyre janë arrestuar. U dhanë edhe gjoba për ata që e kishin shkelur masën e ndalimit të tubimeve me më shumë se 8 persona.
“Kjo është vetëm sa për t’u ngrohur, lëvizja jonë protestuese duhet të fillojë përsëri. Kjo është një shenjë se lëvizja po kthehet në jetë, ne të gjithë kemi nevojë të zgjohemi tani”, tha një student.
Falsifikim parash dhe narkotikë, disa të ndaluar në Ferizaj ...
Arrestohen dy të mitur për kanosje, iu gjetën katër thika dh...
Takimi me Papa Leonin në Vatikan, Rama: E ftova në Shqipëri,...
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...
Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Up...
Rama takon nesër në Bruksel presidentin Costa, në fokus nego...