Albin Kurti mban numrin 5 në regjistrin e respektimit të rregullave të levizjes të vendosura nga Qeveria që udhëheqë ai.
Për këtë, Kurti ka dalur sot në mëngjes për të bërë treg duke u furnizuar me gjëra ushqimore.
Por, Kurti ka shkelur një rregull të cilën e ka vendosur Qeveria e tij, konkretisht ministria përkatëse.
Në rregullat e vëna gjatë pandemisë konsumatorët janë urdhëruar që mos të prekun fare pemët dhe perimet me duar, dhe se ato duhet të shërbehen vetëm nga punëtori përkatës me dorëza.
Për këtë janë vendosura edhe letra njoftuese në markete e qendra tregtare për të vetdijsuar blerësit.
Mirpo kryeministri ka bërë vetë këtë gafë të vogël ngase duke u përpjekur të duket bukur në fotografitë e ditës së sotme, ka prekur me duar pemë e perime.
Urojmë që ky detaj mos të iu ketë rënë në sy organeve ndëshkuese të tregut e konsumatorit!

Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...