Në Ditën e Evropës, Komuna e Gjilanit ka themeluar sot Qendrën Kulturore Evropiane.
Kjo qendër ka të fuzionuar bibliotekën regjionale Fan S. Noli, Galerinë e Qytetit, Muzeun e Qytetit, biblioteka e qytetit “Beqir Musliu” (në themelim), klubin e lexuesve të bibliotekës “Agon Musliu”(në themelim) e aktivitetet e organizata joqeveritare me orientime evropiane e kulturore.
Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sporit, Deniza Limani, ka thënë se për shkak të pandemisë nuk kanë arritur ta përmbyllin pjesën formale, por ceremonia do te organizohet menjëherë pas pandemisë.
Selia e Qendrës Kulturore Evropiane do të jetë në objektin e bibliotekës, meqë ndërtimin e këtij objekti e ka mbështetur Bashkimi Evropian dhe Komuna.
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...