Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook ka uruar ditën e Europës.
Ai ka shkruar se nuk ka vend në Europë më të përkushtuar ndaj idealeve të BE-së se sa Kosova.
Haradinaj ka potencuar se integrimi i plotë në strukturat euro-atlantike nuk është thjeshtë një ëndërr, por emri i dytë i ekzistencës së Kosovës.
Postimi i plotë nga Haradinaj:
Dita e Europës na e përkujton faktin se projektet e mëdha për paqe e bashkëpunim gjithnjë dalin triumfuese. Nuk ka vend në Europë më të përkushtuar ndaj idealeave të BE-së se sa Kosova, e cila është pjesë e natyrshme e familjes europerëndimore. Kosova i ka përqafuar vlerat e përbashkëta europiane dhe vizioni i saj i palëkundur mbetet anëtarësimi në BE, si shtëpi e përbashkët. Integrimi i plotë në strukturat euro-atlantike nuk është thjeshtë një ëndërr, por emri i dytë i ekzistencës sonë. Urime Europë!
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...
Ndërron jetë 4-vjeçari në Vlorë, familja dyshon se i erdhi n...