Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 22 vjetorin e rënies se Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt. Limaj e ka vlerësuar lart kontributin e Konushevcit për të cilin ka thënë se ishte një nga strateget më të shquar të UÇK-së.
“Gjeneral Ilir Konushevci do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një idealist i cili nuk kurseu asgjë për lirinë e vendit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i plotë i Limajt:
Sot në 22 vjetorin e rënies kujtojmë me pietet strategun e shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga celulat e para të UÇK-së, heroin e kombit, Ilir Konushevci.
Gjeneral Ilir Konushevci do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një idealist i cili nuk kurseu asgjë për lirinë e vendit.
Në këtë ditë kujtojmë edhe mjekun nga Tropoja, dëshmorin e kombit dr. Hazir Malaj.
Lavdi jetës dhe veprës së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...
Ndërron jetë 4-vjeçari në Vlorë, familja dyshon se i erdhi n...