Lajmet e mira kanë vazhduar për qytetin e Prizrenit.
13 persona nga kjo komunë rezultojnë të shëruar nga Covid-19, transmeton portali arbresh.info
Këtë e bën të ditur kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka, i cili thotë se mbetet ritestimi edhe për një person për të parë nëse është shëruar.
“Lajme të mira! Sot në Prizren 13 të shëruar. Një person mbetet t’i bëhet ritestimi për të vendosur se a ashtë i shëruar. Pesë (5) teste të kontakteve të gjitha negativ. Të dashur qytetarë nuk ka vend për relaksim. Ju lutem respektoni masat ashtu që mos të kemi më asnjë të infektuar”, shkruan ai.
Ndërkohë në Kosovë vetëm sot janë shëruar 61 persona të prekur nga virusi, duke e çuar totalin në 622./arbresh.info/
The Guardian: Nga Kosova në hero të Mallorcas – lotët e Muri...
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...