Mbillen tranguj e domate nga të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës

19:17 | 8 Maj 2020
Arbresh.info

Në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, në kuadër të Njësisë Ekonomike janë mbjellë 350 rrënjë tranguj dhe 700 rrënjë domate.

E gjithë puna është kryer nga të dënuarit dhe është mbikëqyrur nga punonjësit e kësaj qendre.

SHKK synon që përmes angazhimit të të burgosurve në punë, të ndikohet në rehabilitimin dhe risocializimin e personave të burgosur, përveç kësaj, puna e të burgosurve brenda institucioneve korrektuese normalizon edhe jetën e përditshme në burg, thuhet në njoftim./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale