Me qëllim të realizimit të projektit “Sanimi i rrëshqitëses në rrugën Hani i Elezit-Gorancë” duke filluar nga data 09.05.2020 (e shtunë) do të mbyllet për qarkullim për kohë të pacaktuar rruga kryesore Hani i Elezit-Gorancë-Glloboçicë.
Gjatë zhvillimeve të punimeve në sanimin e këtij segmenti të rrugës, Komuna e Hanit të Elezit dhe Kompania e cila do të zhvillojë punimet, kanë mundësuar qarkullim të papenguar për banorët e e kësaj komune dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për të kaluar në këtë relacion se do të jenë të kalueshme:
Rrugë primare: Hani i Elezit-Meliq-Rezhancë-Gorancë-Globoçicë dhe anasjelltas.
Rrugë alternative: Hani i Elezit-Seqishtë-Krivenik-Gorancë – Globoçicë dhe anasjelltas Hani i Elezit-Pustenik-Rezhancë -Gorancë – Globoçicë dhe anasjelltas.
Për të gjitha zhvillimet dhe punimet në këtë projekt do të njoftoheni me kohë dhe në mënyrë të vazhdueshme.
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...