Ish-mbrojtësi anësor i Manchester Unitedit, Patrice Evra, ka zbuluar se si trajneri legjendar Sir Alex Fergusoni i kishte përgatitur lojtarët për një përballje me Arsenal duke ua dhënë një fjalim në zhveshtore.
Sir Alex Ferguson vlerësohet nga shumë tifozë të futbollit si trajneri më i mirë i të gjithë kohëve në botën e futbollit, shkaku i sukseseve të tij me Djajtë e Kuq – 13 tituj të Premierligës dhe dy të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
Strategu skocez lavdërohet për aftësinë e tij për t’i motivuar lojtarët të jenë të etur për edhe më shumë suksese, përkundër periudhës dominuese që e kishin pasur në atë kohë në futbollin anglez. Mirëpo, tani Evra ka zbuluar se legjenda e Unitedit s’i ka motivuar ata me fjalime të zakonshme motivuese.
“Unë e mbaj mend një ndeshje. Ishte para se të luanim kundër Arsenalit. Ishte një e diel e bukur, dielli po ndriçonte dhe fjalimi i Fergusonit ishte vetëm 15 sekondësh”, ka thënë Evra, në një intervistë të dhënë për Sky Sports.
“Ai ma tha: “Djema është e diel, po ndriçon dielli me të vërtetë jashtë. Nuk dua që asnjëri prej jush të ma prish këtë të diel””.
“Dhe ti menjëherë e dije se nëse do ta humbje një harkim ose diçka të tillë… ti nuk doje të ishte personi që bënte diçka të tillë. Nuk doje t’ia prishje të dielën – ishte shumë e rëndësishme për të”.
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...