Çmimi i sulmuesit të shumëkërkuar Timo Werner do të bjerë në 50 milionë euro nëse Red Bull Leipzigu nuk arrin ta fitojë titullin e Bundesligës, sipas gazetës italiane Gazzeta dello Sport.
Ylli i RB Leipzigu, Timo Werner, ka qenë njëri ndër arsyet kryesore për sukseset që i ka shijuar skuadra e tij këtë sezon, me 21 golat dhe shtatë asistent e tij të zhvilluara këtë sezon në Bundesligë, transmeton Gazeta Express.
Këto paraqitje kanë bërë që të pritet largimi i tij nga Leipzigu sapo të hapet afati kalimtar i verës, shkaku edhe i interesimit të disa prej klubeve më të mëdha evropiane për t’i siguruar shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.
Interi raportohet se e ka identifikuar Wernerin si zëvendësuesin e përsosur për Lautaro Martinezin, nëse ky i fundit vendos të largohet drejt Barcelonës këtë verë.
Por, Liverpooli, që drejtohet nga bashkëkombësi i 24-vjecarit, Jurgen Klopp, është i gatshëm të luftojë kundër zikaltërve këtë verë për ta fituar garën për transferimin e futbollistit.
Sipas gazetës italiane Gazzetta dello Sport, klauzola për shkëputjen e kontratës së tij me Leipzigun do të bjerë nga 60 në 50 milionë euro nëse skuadra e tij nuk arrin ta fitojë titullin e Bundesligës këtë sezon.
Leipzigu është për momentin në pozitën e tretë në tabelën e Bundesligës gjermane, pas Bayern Munichut për pesë pikë, megjithatë ata kanë arritur deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes...
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...
Llapi – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...