Sot, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një konferencë të organizuar nga Partia e Socialistëve Evropian dhe grupi S&D, që për qëllim kishte adresimin e sfidave rreth COVID-19, situatën politike dhe rrugët e bashkëpunimit e solidaritetit në Ballkanin Perëndimor.
Në këtë konferencë, kryeministri Kurti i njoftoi përfaqësuesit e partive të majta në Evropë për menaxhimin e suksesshëm që Qeveria e Kosovës ka bërë për ta parandaluar përhapjen e virusit Corona, për të rritur numrin e të shëruarve, dhe zvogëluar vdekshmërinë e pacientëve të prekur. Ai përmendi edhe masat që ka ndërmarr qeveria për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset, njëherit duke vlerësuar edhe ndihmën financiare e materiale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe shteteve të tjera aleate të Republikës së Kosovës.
Rreth situatës politike, kryeministri Kurti i njoftoi të pranishmit për vendimin antikushtetues të Presidentit për ta bërë qeverinë e re me partitë e vjetra, ku theksoi se e vetmja rrugë përpara është ajo e mbajtjes së zgjedhjeve pas kalimit të pandemisë. Pra, ajo e respektimit dhe jo e shkeljes së vullnetit qytetarë të shprehur me datë 6 tetor.
Për suksesin e një angazhimi të përbashkët, sipas kryeministrit Kurti, bashkëpunimi dhe solidariteti ndërkombëtarë është i nevojshëm të ndodhë jo vetëm brenda institucioneve Evropiane, bashkëpunimi dhe solidariteti ndërkombëtarë është i nevojshëm të ndodhë me të cilat përballemi.
“Solidariteti ndërkombëtarë është çështje e një organizimi pragmatik bazuar në angazhime që japin efekte”, tha ai në fund të fjalës së tij.
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes
Moment viral në Ferma VIP: Mimoza i kërkon dron Era Istrefit
Kuvendi miraton Projektligjin për Shtetësinë