Në Komunë e Pejës, është mbajtur takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve, udhëhequr nga kryetari i kësaj komunë, Gazmend Muhaxheri ku të gjithë drejtorët e kësaj komune kanë aportuar për gjendjen në Pejë në kohën e pandemisë COVID-19.
Përmes një komunikatë për medie, bëhet e ditur se gjatë këtij takimi drejtori i Shëndetësisë, Petrit Loci k njoftuar se në Raportin e Institutit Kombëtar te Shëndetësisë, Peja që disa ditë nuk ka pasur raste pozitive.
Sipas Locit, janë duke u respektuar të gjitha masat situata është në kontroll dhe po pritet shërimi i rasteve të mëhershme pasi gjendja e tyre është stabile.
Gjithashtu edhe drejtorët e drejtorive të tjera, si ajo e Inspekcionit, Zhvillimit Ekonomik, Arsimit dhe Zyra e Prokurimit, kanë raportuar në lidhje me punën.
Sipas njoftimit, drejtori i Inspekcionit Leutrim Murtezaj shprehu gatishmërinë që edhe tani pas lehtësimit të disa masave dhe lejimin e punës për disa veprimtari, ekipet e inspektorëve do të vazhdojnë në monitorimin e gjendjes konform masave të reja.
Ndërkaq, kryetari dhe nga zyra e Prokurimit u dakorduan që të vazhdohet me procedurat e Prokurimit, sidomos me projektet me donatorët e jashtëm.
Edhe drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Xhenet Syka bëri të ditur se Ministria e Zhvillimit Rajonal ka hapur thirrjen për projekte dhe duhet të përgatiten për aplikime.
Drejtori i Arsimit, Besim Avdimetaj tha se mësimi online është duke vazhduar. Po ashtu bëri të ditur se po bëhen përgatitjet për testet e maturës dhe të arritshmërisë, nëse do të mbahen në muajin maj.
“Shtabi Operativ Emergjent në Komunën e Pejës është duke funksionuar mirë dhe sipas raporteve nga terreni gjendja është e mirë dhe janë duke u respektuar masat ligjore nga Komuna dhe Qeveria”, u shpreh drejtori i Emergjencave, Muhamet Mahmuti.
Ndryshe, takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve u tha se do të mbahet sipas nevojës dhe situatës.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin