Këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë se i riu nga Gjilani ka vdekur në duart e shtetit dhe se përgjegjësi direkt për këtë janë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Behramaj ka ka krahasuar rastin e Astrit Deharit me vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani, duke thënë se Vetëvendosje asokohe kërkonte çdo ditë Ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Ministres së Drejtësisë.

Postimi i plotë:
Për rastin tragjik të Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ishin suspenduar katër zyrtarë, përfshirë këtu edhe Drejtorin e Burgut. Lëvizja Vetëvendosje asokohe çdo ditë e kërkonte dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Ministres së Drejtësisë.
Edhe i riu nga Gjilani vdiq tragjikisht në duart e shtetit dhe kujdesi për të ishte përgjegjësi direkte e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Qeveria duhet të japë përgjegjësi për neglizhencën e saj dhe Arben Vitisë e Xhelal Sveçlës, ndonëse janë vetëm ministra në detyrë, me mëngjes duhet t’u hiqen edhe këto detyra.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...