Vdekja e këngëtares Shahindere Bërlajolli-Stafaj e ka pikëlluar presidentin Hashim Thaçi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Thaçi tha se këngëtarja me dekada dha kontribut për pasurimin e thesarit të këngës shqipe.
“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtares së njohur, Shahindere Bërlajolli. Ajo me dekada dha kontribut për pasurimin e thesarit të këngës shqipe dhe është vlerë e madhe për trashëgiminë tonë kulturore. Vdekja e saj është një humbje e madhe për të gjithë, prandaj u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, artdashësve dhe gjithë të afërmve të saj” ka shkruar Thaçi.
Bordi i Paqes raportohet se do të mblidhet më 19 shkurt – ta...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...
Clintonët kërkojnë që dëshmia e tyre për Epstein të jetë pub...
Gjendet i vdekur një person në një fshat të Gjilanit – Polic...
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radar...