Mbrëmë Kryetari i komunës, Smajl Latifi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se dy personat që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, janë pacientë të hemodializës.
Smajl Latifi për arbresh.info ka thënë se për momentin gjendja e dy personave me hemodializ është stabile, dhe për momentin situata me Covid-19 është nën kontroll.
“Gjendja e shëndetësore e personave qe marrin shërbime ne dializë është e ndjeshme ata edhe ashtu kanë komplikime, here pas here ju përkeqësohet gjendja edhe kur s’ka pandemi”, tha ai.
Latifi tregoj edhe masat që janë marrë, ai tha se, kanë marr kontaktet e familjareve, dhe do te testohen.
“Sot i kemi marr kontaktet e familjareve dhe besoj që edhe familjaret e dy pacienteve që kanë dal mbrëmë pozitiv me COVID19, dhe do te testohen në mënyrë që te sigurohemi që do të izolohet gjithçka. Kemi dezinfektuar vendet ku ata jetojnë dhe kemi ofru edhe pako ushqimore për dy familjet që do të ju jepen nesër dhe ta përballojnë më lehtë këtë situatë. Ne po e përcjellim me kujdes ketë situatë dhe jemi në komunikim direkt me zyrtarët e lartë të Institutit Shëndetësisë Publike të Kosovës”, ka thënë ai./arbresh.info/
Bordi i Paqes raportohet se do të mblidhet më 19 shkurt – ta...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...
Clintonët kërkojnë që dëshmia e tyre për Epstein të jetë pub...
Gjendet i vdekur një person në një fshat të Gjilanit – Polic...
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radar...