Të shtunën në Prishtinë është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
Të dyshuarit kanë qenë duke ikur me veturë dhe kanë goditur një zyrtar policor.
“Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi kanë shtënë me armë zjarri kanë ikur me veturë dhe gjatë tentimit për ta ndaluar veturën e të dyshuarve është goditur viktima mashkull kosovar (zyrtar policor)”, theksohet në raportin e policisë.
Po ashtu është bërë e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja. Të dyshuarit gjenden në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar./arbresh.info/
Bordi i Paqes raportohet se do të mblidhet më 19 shkurt – ta...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...
Clintonët kërkojnë që dëshmia e tyre për Epstein të jetë pub...
Gjendet i vdekur një person në një fshat të Gjilanit – Polic...
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radar...